728 x 90 Leaderboard

“Njohja” e Kosovës nga kroati i Presidencës boshnjake, edhe Vuçiç e përjeton keq

Beogradi vijon ta përjetojë keq deklaratën e anëtërit të ri të Presidencës boshnjake, kroatit Zheljko Komsiç, sipas së cilit “Kosova është e pavarur”.

Pas Daçiçit, është Vuçiç që deklaron se Komsiç “bën mirë të heshtë”.

“Serbia dëshiron bashkëpunim të mirë me Bosnjën dhe tre anëtarët e të tij të sapozgjedhur të Kryesisë me Milorad Dodik, Shefik Xhaferoviç dhe Zheljko Komsiç”, tha Vuçiç, duke shtuar më pas se “ai nuk është i lumtur për një deklaratë të tillë”.

Vuçiç shtoi se “ai nuk do të përdorë çdo mundësi, edhe kur është e lehtë për të fituar pikë politike, për t’iu përgjigjur pretendimeve të çdokujt”.

Komsiç tha më parë se Kosova ishte një shtet i pavarur për të, por që “pas zgjedhjes së Miroslav Dodikut si një anëtar të Presidencës boshnjake, nuk ka gjasa që Bosnja të njohë zyrtarisht pavarësinë e Kosovës”. /tesheshi.com/

Related posts