728 x 90 Leaderboard

Njeriu mes dy zjarresh nga sherret e vetëvendosësve: ç’po ndodh me Ndërmarrjen Publike Banesore?

Për vite të tëra akuzuan partitë në pushtet për kapje të shtetit, por tashmë dy krahët e ndarë të Vetëvendosjes akuzat e njëjta po i bëjnë mes vete. Kjo po ndodh në Ndërmarrjen Publike Banesore e cila gjatë mandatit të parë të Shpend Ahmetit u cilësua si ndërmarrja publike më e suksesshme.

Problemet plasën kur dy nga tre aksionarët komunalë të larguar nga VV,  drejtori i Pronës, Dren Kukaj dhe asamblisti Qëndrim Sahiti, tentuan të zgjedhin anëtarët e përkohshëm të bordit drejtues, veprim që ngjalli reagimin e VV-së, sipas së cilës grupi i Shpend Ahmetit po tenton të kap këtë ndërmarrje, ndërsa i dolën në përkrahje kryeshefit ekzekutiv në detyrë, Nexhat Kryeziu. Ky i fundit i gjendur në mes dy zjarresh, në një intervistë për tesheshi.com tregon në detaje për problemet që po ndodhin në NPB, për çka drejton gishtin tek krerët e Prishtinës për gjithë lëmshin e krijuar.

Kryeziu tregon poashtu nëse ka folur me kryetarin Ahmeti për problemet në fjalë, nëse synon marrjen edhe mandatit të dytë e gjëra tjera…

 

Intervistoi: Blendi Gashi

A mund ta sqaroni pak situatën, ç’po ndodhë në Ndërmarrjen Banesore, kush po e “kap” atë?

Kjo “luftë” siç po quhet në media po bëhet në njërën anëpër të mirën e ndërmarrjes, funksionimit normal të saj, pra në shërbim të publikut dhe në tjetrën anë kundër ndërmarrjes qëindividë të caktuar tentojnë për arsye të veta të prishin punën që është bërë në ndërmarrje gjatë tre viteve të fundit.

Përgjegjësia sipas detyrës zyrtare  mbi atë që po ndodhë i bie njerëzve që udhëheqin me komunën e Prishtinës, pasi që edhe aksionarët që vijnë në Ndërmarrje thirren në kompetenca prej “shefave” të tyre.

Bordit aktual i ka skaduar afati por me Ligjin për shoqëri tregtare dhe me principe të qeverisjes korporative, nëse aksionari dështon në përzgjedhjen e organeve qeverisëse me kohë,  bordit të vjetër i vazhdohet mandati automatikisht deri në mbledhjen e përgjithshme të Komisionit të aksionarëve që mbahet një herë në vit.

Ndërsa, për të mbajtur një mbledhje e jashtëzakonshme duhet të jenë nënshkrimet e gjithë aksionarëve që kanë më shumë se 10 % vota, çka nuk ka ndodhur në rastin kur përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës, drejtori i Pronës, Dren Kukaj dhe asamblisti Qëndrim Sahiti, zgjodhën anëtarët e përkohshëm të bordit drejtues.

Kjo kërkesë më pas është dashur të dërgohet te Bordi i drejtorëve i cili pas pesë ditëve është dashur të vendos për apo jo mbledhjen e jashtëzakonshme.

Juve ju ka skaduar mandati më 31 mars të këtij viti. A do kandidoni dhe për një mandat tjetër pasi Vetëvendosje ju përkrahë?

E kam thënë edhe në prononcime të mëhershme, nuk jam i interesuar për një mandat të dytë. Unë në postin e kryshefit kam ardhur tre vite më parë si profesionist. Ndërmarrja nën drejtimin tim është kthyer në model, me likuiditet të mjaftueshëm, fitime të mira gjate tre viteve të kaluara, rritje e produkteve dhe shërbimeve ndaj publikut si dhe funksionimit të saj si një korporatë dhe është e dhimbshme si një grup po dëshiron për interesa të caktuara të kthejnë ndërmarrjen prapa.

Grupi tjetër anti-Vetëvendosje emëroi ditë më parë Hajdar Hoxhën si ushtrues detyre të kryeshefit të përkohshëm?

Ky vendim është krejtësisht i jashtëligjshëm, për shkak të legjitimitetit të të ashtuquajturit Bord të përkohshëm, mirëpo dhe nëse do ishte i ligjshëm sipas ligjeve në fuqi, Auditori i  Brendshëm i NPB-së nuk guxon në asnjë mënyrë të ushtroi detyra ekzekutive, siç është në këtë rast z. z.Hoxha.

Ky grup i i ka bërë dëm vet Hajdarit dhe po rrezikojnë projektet e NPB-së

A keni pasur ju një takim me Shpend Ahmetin për situatën që është krijuar në NPB?

Jo nuk e kam takuar, ai nuk më është përgjigjur kohëve të fundit, Në email-et që vijnë në adresë të NPB-së nga grupi nga Komuna e Prishtinës kam parë që edhe Shpendi ka qenë kopje, pra ka parë ato email-e dhe është në dijeni të problemit.

Nëse më kërkon takim për të biseduar për problemet unë do t’i përgjigjem ftesës pozitivisht ashtu siç kam bërë çdo herë.

Si po funksionon tani NPB? A e dëmton punën e saj këto përplasje?

Situata është normale, përveç situatës artificiale që e ka krijuar grupi nga Komuna e Prishtinës në javën e fundit të marsit. Sipas vendimit të Bordit të drejtorëve të NBP-së të datës 23 mars, unë do ta vazhdoj mandatin tim deri në përzgjedhjen e organeve legjitime në procedura ligjore të NPB-se që është mbajtja e mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve që mbahet një herë në vit ku edhe legjitimohet Bordi i ri i ndërmarrjes. /tesheshi.com/

 

Related posts