Një vakt i shijshëm me bërxolla dhe salcë susami

Përbërësit:

8 bërxolla

kripë dhe piper

2 lugë plot miell

2 lugë plot susam

vaj për fërgim

700 ml supë apo supë të bërë nga kubet e mishit të viçit

fletë majdanozi

Përgatitja:

Bërxollat shtypni dhe qitni kripë dhe piper nga njëra anë. Nxehni vajin në tigan 100 deri 150 ml. Nxehni midis zjarrit të mesën dhe më të fuqishëm.

Rrotullojeni secilën bërxollë në miell dhe fërgoni nga të dyja anët derisa të skuqen pak. Nxirrni bërxollat dhe qitni në pjatë.

Në vajin në të cilin keni fërguar bërxollat hidhnii susamin dhe pjesën e mbetur të miellit, që ju kanë mbetur nga rrotullimi i mishit. Fërgoni disa minuta, pastaj ktheni bërxollat dhe hidhni sipër supën.

Ulni zjarrin që të vlojë ngadalë, por para se të përfundoni, shtoni fletët e majdanozit. Shërbejeni të ngrohtë./tesheshi.com/