Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Një tragjedi tipike amerikane: vetëshuhet Daisy Coleman, e përdhunuara e shndërruar në film (video)

Daisy Coleman, historia e së cilës me në qendër një abuzim seksual ishte subjekt i një dokumentari tw Netflix – “Audrie end Daisy”, bëri vetëvrasje, konfirmoi nëna e saj në Facebook.

Daisy ishte 23 vjeç.

“Ajo ishte shoqja ime më e mirë dhe një vajzë e mrekullueshme,” shkroi nëna e saj Melinda Moeller Coleman. “Mendoj se ka dashur të më thotë se mund të jetoja pa të”. Nuk mundem…”.

Coleman kreu vetëvrasje tetë vjet pasi raportoi se një shok klase (shkollë të mesme), e përdhunoi atë kur ishte 14 vjeç, në qytetin e saj të lindjes, Maryville, Misuri.

I akuzuari Matthew Barnett u arrestua, por aktakuza ndaj tij u rrëzua dy muaj më vonë, kur prokuroria lokale tha se nuk kishte prova të mjaftueshme. Avokati i Barnett tha që klienti i tij bashkëpunoi me autoritetet dhe tha se marrëdhënia seksuale ishte me pëlqimin e të dy palëve. Barnet u deklarua fajtor për rrezikimin e vajzës dhe u dënua me dy vjet provë.

Pas kësaj, familja Daisy Coleman filloi të marrë kërcënime.

Në prill të vitit 2013, shtëpia e tyre në Maryville – e cila ishte e zbrazët dhe e dalë në shitje – u shkrumbua nga flakët. Autoritetet thanë që për shkak të strukturës së shkatërruar, një hetim cilësor nuk mund të zhvillohej dhe shkaku i zjarrit nuk u përcaktua.

Pas kësaj, protestat e mëdha “Drejtësi për Daisy” u nisën në të njëjtin vit.

Ju mund ta shihni historinë e saj në dokumentarin e Netflix të vitit 2016, “Audrie end Daisy”, i cili përqendrohet në historinë e abuzimit, traumën dhe ngacmimet që pasuan. Një pjesë e dokumentarit ndjek edhe historinë e Audrie Pott, një 15-vjeçare, e cila gjithashtu raportoi se ishte dhunuar në një festë dhe më pas bëri vetëvrasje disa ditë më vonë.

Filmi fitoi çmimin Peabody si “një histori e sinqertë, zemërthyer për sulmet seksuale dhe mediat sociale, si dhe pasojat që ajo lë në moshën e re”.

SafeBAE, një organizatë e themeluar nga Daisy dhe misioni i së cilës është t’i japë fund dhunës seksuale midis adoleshentëve, tha që ata ishin të tronditur nga humbja.

“Daisy ka luftuar për vite me radhë për t’u rikuperuar nga abuzimi, por edhe për të parandaluar dhunën seksuale në të ardhmen midis adoleshentëve. Ajo ishte motra jonë, forca që na nxiti…,” u shkrua nga organizata në Twitter. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts