Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Një rekord botëror vaksinimi që nisi nga Kosova: ç’ndodhi në Jugosllavinë e Titos në pranverë të 72-it

Më pak se 50 vjet më parë, prania e virusit të lisë u konfirmua në territorin e ish-Jugosllavisë.

Mjekët në atë kohë konfirmuan virusin më 14 mars 1972 dhe vetëm disa ditë më vonë filloi vaksinimi në zonat e rrezikuara (Rahovec, Gjakovë, Prizren).

Më 18 mars 1972, vaksinimi i të gjithë popullsisë së Jugosllavisë filloi në të njëjtën ditë pa ndonjë përjashtim. Gjatë këtij procesi, më shumë se 18 milion qytetarë u vaksinuan, në një popullsi që numëronte rreth 22 milion banorë.

Një vaksinim i tillë gjithëpërfshirës në raport me kohën nuk është regjistruar në historinë e mjekësisë botërore. Vaksinat e para u prodhuan në Institutin Imunologjik të Zagrebit dhe më vonë ato mbërritën si ndihmë nga e gjithë bota.

Më 25 mars, qytetarëve iu njoftua lajmi për shpalljen e epidemisë.

Më 21 Prill 1972, Organizata Botërore e Shëndetësisë përgëzoi Jugosllavinë për udhëheqjen e saj të jashtëzakonshme të epidemisë, për të cilën tha se po shuhej. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts