DHIMBJE/ Një politikë e kritikuar: Azilkërkuesit iu deshën 324 ditë që ta shoh të birin e ngujuar në SHBA

Triqind e njëzet e katër ditë. Kaq kohë iu desh Ervinit 10 vjeçar të qëndroj larg babit të tij, Jose, pasi u ndanë në kufirin jugor amerikan nga politika “zero tolerancë ndaj emigrantëve”. Kjo politikë e administratës Trump është aktive tani e një vit.

“Ja, do t’ua shpjegoj se çfarë ka ndodhur,” thotë Jose në lot, duke e përqafuar djalin. “Por falë Zotit, tani do të jemi bashkë sërish.”

Kjo ndarje nuk duhej të kishte ndodhur. Ata erdhën në SHBA majin e kaluar, pasi ikën nga kërcënimet për jetë që u bëheshin në Guatemalë. Por si shumë të tjerë, ata përfunduan në paraburgim. Aty disa agjentët federalë të imigracionit ia hodhën atij dokumentet dhe i thanë që t’i firmoste.

“Unë ua shpjegova se nuk dija të flisja e as të lexoja anglisht,” thotë Jose për CBS News. Ato ishin letra që të binte dakord për dëbimin e tij. Ervin mbetej në SHBA.

“Ervin ishte në kujdesin e qeverisë për pesë muaj përpara se të dërgohej te një familjarë i imi në Arkansas. Familja e Ervin nuk beson se ai është keqtrajtuar teksa ishte në gjendje arresti, edhe pse ai vazhdon të përjetojë ankthe në gjumë.

Administrata Trump ka kohë që po kritikohet për politikat e ashpra ndaj emigratëve, dhe ndarja e famijeve është parë si shkelje e madhe e të drejtave të njeriut, si nga oponentët e presidentit Donald Trump, ashtu edhe nga organizatat për të drejtat e njeriut.

Solidaritet për emigrantët është treguar edhe në seancat gjyqësore, e një shembull i fundit tregon se si gjyqtari Dana Sabraw u detyrua t’ia rikujtojë qeverisë se këta janë njerëz të vërtetë. “Është e rëndësishme të kuptojmë se po flasim për qeniet njerëzore,” tha ai në atë kohë. “Çdo person duhet të vlerësohet.”

Para se të bashkohej më përfundimisht me të atin, Ervin i tha CBS News se gjëja e parë që do t’i tregonte babait është se e do shumë. Të premten, ai e pati shansin t’ia thotë. Fëmijët dhe prindërit e tjerë ende po presin për këtë shans. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts