Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Një botëror ndryshe, FIFA: ja kur nis e mbarron “Katar 2022”

Kupa e Botës në Katar do të startojë me 21 nëntor e do përfundojë më 18 dhjetor 2022, njoftoi FIFA.

Siç thuhet, turneu do të hapet me një ndeshje nga ora 13:00 me kohën lokale, ose nga ora 11:00 me atë të Evropës Qendrore, në Stadiumin Al Bayt, me një kapacitet prej 60,000 spektatorësh.

Faza finale fillon në 3 dhjetor, midis orës 18:00 dhe 22:00 me kohën lokale, dhe 16:00 dhe 20:00 me orën e Evropës Qendrore, ndërsa ndeshjet gjysmëfinale janë caktuar për 13 dhe 14 dhjetor.

Finalja është në 18 dhjetor në Stadiumin Lusail, i cili merr 80,000 spektatorë, nga ora 18:00 me kohën lokale, ose në orën 16:00 më atë të Evropës Qendrore.

Ky do jetë i pari Botëror që zhvillohet në Gjirin Arabik, në një vend të njohur si musliman.

Kjo do bëjë që për herë të parë, për shkak të temperaturave të atjeshme, Botërori të përjetohet në mes vjeshtës dhe dimrit. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts