Një anije gjermane shpëtimi riemërohet “Aylan Kurdi”

Një anije gjermane për shpëtimin e emigrantëve që operon në Mesdhe u riemërua duke marrë emrin Alan Kurdi, sirian trevjeçar që tronditi botën pasi dallgët e nxorrën trupin e tij të pajetë në një plazh turk në kulmin e krizës së emigrantëve, duke shkaktuar zemërim global.

Babai i Alanit, Abdullah Kurdi dhe tezja Tima Kurdi morën pjesë në ceremoninë e riemërimit të mbajtur në brigjet e Mallorcas në Spanjë.

“Ne jemi të lumtur që një anije shpëtimi gjermane do të mbajë emrin e djalit tonë”, tha Abdullah Kurdi në një deklaratë.

Kurdi i pagoi kontrabanduesit që ta merrnin atë dhe familjen e tij nga Turqia për në Greqi.

Udhëtimi i tyre në Mesdhe në shtator 2015 përfundoi në tragjedi pas përmbytjes së barkës.

Njëmbëdhjetë refugjatë vdiqën, përfshirë edhe bashkëshorten e Kurdisë, Rehanna dhe dy fëmijët e vegjël, Ghalib dhe Alan – ose Aylan, pasi kështu u shkrua emri i tij në shtypin anglez.

Imazhet e Alanit, të veshur me një bluzë të kuqe, pantallona të shkurtra blu dhe këpucë të zeza, dhe të shtrirë me fytyrë poshtë në rërë, bën xhiron e botës dhe nxitën reagim global në mbrojtje të emigrantëve që udhëtonin me anije drejt Perëndimit, për t’u ikur luftrave dhe varfërisë. /tesheshi.com/  

 

auto pjese dak

Related posts