Auto Dak
Auto Dak

Një anëtar i Akademisë Suedeze bojkoton Nobelin për Peter Handke: s’jam hipokrit!

Peter Englund, një anëtar i Akademisë Suedeze që jep Çmimin Nobel në Letërsi, ka njoftuar se po bojkoton çmimet e këtij viti në shenjë proteste për dhënien e tij Peter Handke-s, shkrimtarit austriak, ish-mik i Millosheviçit dhe përkrahës i luftrave të tij .

“Unë nuk do të ndjek këtë javë dhënien e Çmimeve Nobel. Të jesh prezeent në Nobelin për Peter Handke, do të ishte hipokrizi e pastër nga ana ime”, shkroi Englund, i cili është në Akademi që nga viti 2015 si një nga 18 anëtarët e saj.

Më parë këtë javë, pati  dy dorëheqje  nga Bordi i Nobelit në Letërsi, me në sfond po të njëjtën çështje me një duke thënë se ai nuk dëshiron “kritere politike mbi atë letrare”. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts