728 x 90 Leaderboard

Nis botërori i Rusisë! Imazhet e para

Veprimtaria më e madhe futbollistike e vitit, Kupa e Botës, ka nisur udhën me një ceremoni hapjeje, të shoqëruar nga ndeshja e parë, ajo mes Rusisë dhe Arabisë Saudite.

Atmosferë festive në “Luzhniki” të Moskës, ku ekipi i vendit pritës kryeson me tre gola ndaj Arabisë Saudite.

Gazinskiy dhe Cheryshev janë shënuesit e dy golave në pjesën e parë, plus një të Dzuyba-s në të dytën.

Një futboll mediokër në përgjithësi, por gjithsesi i mjaftueshëm për t’i dhënë Rusisë një fitore të vlefshme, aq të nevojshme për të shpresuar një kalim të grupit A.

Nuk ka munguar në sfond dhe një shtrëngim duarsh pas golit të parë mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe princit saudit të kurorës, Muhammed bin Selman. /tesheshi.com/

 

 

Related posts