Ngjarjet me këtë datë që shënuan histori

Ja ku është një vështrim i shkurtër lidhur me gjërat që kanë ndodhur në këtë datë në histori.

– Në vitin 1864, Kongresi autorizoi përdorimin e shprehjes: “Në Zot ne besojmë” në monedhat amerikane.

– Në vitin 1898, Shtetet e Bashkuara dhe Spanja ishin në prag të luftës, Luftanija amerikane filloi të bllokonte portet kubane. Kongresi autorizoi krijimin e Kalorësisë Vullnetare të parë të SHBA, e njohur edhe si “Riders Rough”.

– Në vitin 1915, u bë përdorimi i parë i kimikateve vdekjeprurëse në luftë, pasi forcat gjermane lëshuan gaz e klorit ndaj trupave aleate në fillim të Betejës së Dytë të Ypres gjatë Luftës së Parë Botërore; mendohet se mijëra ushtarë kanë vdekur.

– Në vitin 1952, u bë testimi i bombës atomike në Nevada, ku u bë shpërthimi i parë bërthamor i shfaqur në televizionin.

– Në vitin 1970, miliona amerikanë të shqetësuar lidhur me mjedisin shënuan “Ditën e Tokës” për herë të parë.

– Në 1993, Muzeu Memorial i Holokaustit në SHBA u hap në Uashington, D.C për të kujtuar viktimat e shfarosjes naziste.

– Në vitin 1994, Richard M. Nixon, presidenti i 37-të i Shteteve të Bashkuara, vdiq pas katër ditësh në spitalin e Nju Jorkut pas një sulmi në zemër; ai ishte 81 vjeç.

– Në vitin 2005, Zacarias Moussaoui u shpall fajtor për komplotim dhe rrëmbim të avionëve që më pas u shndërrua në ngjarjet e 11 shtatorit. (Moussaoui po vuan dënimin me burgim të përjetshëm.)

– Në vitin 2008, Hillary Rodham Clinton fitoi zgjedhjet primare në Pensilvania, duke mposhtur Barak Obamën dhe duke mbajtur gjallë shpresat e saj presidenciale.

– Në vitin 2013, një person i plagosur rëndë Dzhokhar Tsarnaev u akuzua në dhomën e tij të spitalit, lidhur me bombardimin e Maratonës së Bostonit, të cilin ai e kishte kryer së bashku me vëllain e tij më të madh Tamerlan.

-2018 Një kamikaz sulmon një qendër të regjistrimit të votuesve në kryeqytetin afgan, duke vrarë 60 njerëz dhe duke plagosur 130 të tjerë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts