Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

NGËRÇI/ Pesë pyetje nga opozita jashtëparlamentare, ultimatumi për mazhorancën: firmosi!

Opozita jashtëparlamentare paraqiti në mbledhjen e Këshillit Politik një kërkesë me  pyetje për OSBE\ ODIHR për disa çështje themelore për të cilat palët nuk bien dakord. Por kjo praktikë kundërshtohet nmga mazhoranca, sipas së cilës instanca në fjalë nuk jep opinione por rekomm=andime mbi njjë draft të caktuar.

Megjithatë, opozita ka vënë si kusht  pyetjet për t’u firmosur nga mazhoranca në Këshill.

“1.  A përputhet me standardet ndërkombëtare mekanizmi aktual i Kodit për koalicionet dhe formula e shpërndarjes së mandateve?

  1.  A i lejon listat e hapura mekanizmi dhe formula aktuale dhe a është në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR.
  2.  A mund të ndryshohen njëanshmërisht rregullat zgjedhore 6 muaj para zgjedhjeve?
  3.  A minon barazinë në garë dhe a bie ndesh me disa standarde të OSBE/ODIHR ndryshimi i njëanshëm i rregullave shumë afër zgjedhjeve?
  4.  Në kushtet e mosdakordësisë, cila është një zgjidhja në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR për zgjedhje demokratike?

Do ta vlerësonim shumë përgjigjen e shpejtë ndaj çështjeve të mësipërme, pasi është shumë e rëndësishme për të adresuar mosmarrëveshjet mes palëve, me synim gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për palët, që do të krijonte një klimë besimi të qytetarëve në një proces zgjedhor demokratik.”- thuhet në kërkesën e opozitës jashtëparlamentare.

Kujtojmë se ky është ngërçi politik i rradhës në Këshillin Politik, krijuar për t’i mundësuar opozitës kthimin në institucione, pas njjë bojkoti të paprecedent. /tesheshi.com/   

 

auto pjese dak

Related posts