Auto Dak
Auto Dak

Nga Laura KUENSSBERG*: Çfarë të bëjmë me kryeministrin e ri

Boris Johnson do të bëhet kryeministri ynë i ardhshëm. Një fjali që mund t’ju trembë. Një fjali që mund t’ju tmerroj. Një fjali që 12 muaj më parë as tifozët e tij të mëdhenj nuk do të mund ta besonin. Por nuk janë fjalitë ato që na shqetësojnë aq sa politika.

Sepse çfarëdo mendimi të keni për Boris Johnson, ai është një politikan që është vështirë të injorohet.

Me një personalitet, dhe ndoshta një ego të një shkalle që disa nga kolegët e tij as që i afrohen, ky njeri i ngjason një fëmije donte të ishte ‘mbret i botës’.

Tani, ai është mbreti i Konservatorëve, dhe përkrahësit e Brexit e gjykojnë si mos më mirë.

Sfidat që atë e presin janë të një shkalle historike. Ai do të marrë përsipër një qeveri pa shumicë, me një politikë centriste që për më shumë se tre vjet as Brukseli nuk ka arritur t’i bije në fije.

Dhe ai është një politikan, i cili madje edhe aleatët e tij që mrekullohen me dhuntitë e tij, e pranojnë se ai merr vendime të shpejta.

Një nga mbështetësit e tij politik madje bën grimasa kur Johnson e nis fjalimin politik me fjalët “tani fillon pjesa e vështirë.” Le ta shohim!

redaktore e politikës në BBC /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts