Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Nga Gerti GJYZELI: Protestat, detaje të një nekropolitike

Prej pak ditësh, shumë kush prej nesh ka qenë i angazhuar me ndjekjen  (nga larg) të disa protestave të cilat janë mbajtur rrishtas ditë pas ditë që pas vrasjes tragjike nga një efektiv policie i një të riu pranë shtëpisë së këtij të fundit.

Situata që pasoi pas kësaj ngjarjeje ishte pak konfuze, me policinë e cila e gjendur ngushtë nuk po gjente dot deklaratën e duhur, duke e ndërruar atë disa herë, por dhe me opozitën e cila tek dhimbja kërkon të gjejë forcë, por jo forcën për ta përballuar dhimbjen, forcën për të manipuluar me të.

Pas kësaj ngjarjeje, qendra e Tiranës dhe perimetri rreth saj u kthyen në një vend kaosi ku grupe të rinjsh me maska (jo prej virusit) por dhe jo vetëm, filluan të prishnin e të shkatërronin ç’të gjenin përpara prej pronës publike.

Protestues me lloj-lloj pankartash në duar ku më e çuditshmja (dhe qesharakja) ishte padyshim ajo në të cilën shkruhej “Poshtë diktatura”, endeshin nëpër rrugë duke mos patur aspak merakun e shumë qytetarëve të Tiranës të cilët padyshim nuk e mbështesnin aspak atë lloj reagimi shkatërrues.

Përveç rrugës, filluan dhe shumë studio televizive protestën e tyre deri diku shkatërruese dhe ajo, duke mos shkatëruar studiot e tyre padyshim, por duke u përpjekur të përligjnin këto protesta si diçka të shumëpritur, si diçka që vlonte prej kohësh, si diçka që nëse del prej kontrolli, të gjej vend ku të futet filani apo fisteku, etj.

Duke parë  gazetarët, opinionistët dhe politikanët në këto studio, më erdhi ndërmend një ngjarje tjetër e ndodhur pak ditë para se të ndodhte kjo vrasje, dhe pikërisht më erdhi ndërmend një vdekje tjetër, vdekja e pronarit të një grupi mediatik shqiptar. Në studiot televizive që i kushtuan hapësirë kësaj vdekjeje nuk mund të mos binte në sy përgjigja të cilët gazetarët dhe politikanët e ftuar  jepnin pasi pyeteshin se çfarë bisedonin zakonisht me këtë person që kish ndërruar jete në takimet dhe bisedat me të, dhe përgjigja ishte pothuaj e njëjtë tek të gjithë: ata bisedonin për fjalën e lirë!

Më shumë se fjala e lirë, e cila njëkohësisht duhet të jetë dhe e përgjegjshme, këta përvuajtur për të vërtetën ngatërronin lirinë për t’u shprehur me lirinë për të folur ç’të duash, dhe kur kjo e fundit mund të jetë shumë herë  si benzinë për të mbajtur ndezur zjarrin e të marrëve.

Në këto protesta nuk mund të hiqje dot nga vëmendja as efektivët e policisë të cilët u përballën me këto turma. Të gjendur pameritueshëm me shpatulla pas murit për shkak të bëmës të kolegut të tyre, ato dhe këtë rradhë si në çdo protestë të zhvilluar në Shqipërinë paskomuniste, janë trajtuar si armiku publik (dhe politik), por jo i atij publiku qytetar që i respekton ato për shkak të detyrës të vështirë që kanë në këtë vend me një shkallë të lartë krimi të organizuar, publik ky i cili është dhe pjesa dërmuese.

Policia e shpagoi gjakun duke dorëzuar njeriun e saj kyç, ministrin e këtij organizmi, i cili po të krahasohet me paraadhësit e tij në këtë dikaster duhet të ndjehet i qetë, pasi edhe nëse nuk ka ndrritur diçka, të paktën nuk është i përfolur për vrasje protestuesish, apo për lidhje më grupet e krimit dhe të kanabisit, apo për favorizim kriminelësh të rrethit të ngushtë familjar, etj.

Pas këtyre ditëve tejet të ndezura dhe ngjarjeve të cilat e shoqëruan, më në fund siç po shihet protesta po zbehet dhe protestuesit po kthehen në minikazermat e tyre shtëpiake në pritje të kushtrimit të rradhës dhe, deri atëherë ndoshta shumë prej tyre do jenë të angazhuar me ndjekjen e karrierës të  Stresit apo me bërjen “like” të postimeve të Doktorit dixhital. /tesheshi.com/  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts