Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Nga Besim LIMANI: Nyja Gordiane dhe situata politike në Kosovë

Kah po shkon qeveria e Kryeministrit Hoti? Partitë qё aktualisht janë nё pushtet kanë “plaçkit“ nё mënyrë klandestine qeverisjen e Kosovës duke u bёrë sё bashku me njё pjesë tё ish-pozitës dhe opozitës dhe tani as qё po qajnë kokën qё tё reflektojnë. Tani këta qeveritar janë ngatërruar nё pozicione dhe interesa tё “kundërta“ njëra me tjetrën dhe roli i pretenduar “opozitar“ i PDK-s qё nё shumicën e rasteve po e mban gjallё qeverinë Hoti duke e mbështet nё debate dhe votime nё Kuvend dhe nё kёtё mënyrë ata nuk po bëjnë gjё tjetër veqse po ndihmojnë nё krijimin e njё Nyje Gordiane nё aspektin e zhvillimeve politike nё Kosovë.

Pse duket njё nyje e vështirë pёr t‘u zgjidhur? Arsyeja ёshtё se ky lëmshi konstelacionit tёkësaj qeverie konsiston nё vetvete interesa tё krijuara nga rrethanat e reja siq ёshtё rasti i aktakuzave “befasuese“ ndaj krerëve politik tё PDK-së dhe Presidentit nga ana e Gjykatës Speciale qё ka tё bёjë kryesisht me zhvillimet e disa rasteve tё kërcënimeve e vrasjeve nё fund tё luftës dhe pas saj tё ngritura kryesisht nga aktorёt qё vinin nga LDK-ja (pasi edhe ashtu ata ishin mё tё prekurit nga kjo dukuri), si dhe nga arsyeja tjetër, ajo e ruajtjes sё pozitave dhe pasurive marramendëse nga ndarja e hiseve tё kulaçit nё tenderët e pasluftës. Nё raste tё tilla kanë përfituar militantët e partive qё ju interesonte se si t‘i rehatonin veten dhe partitë e tyre se sa qё qanin kokën pёr shtetin dhe zhvillimin e tij ekonomik, ata as qё qanin (e akoma as qё qajnë) kokën se si tё krijohen vende tё reja pune e aq mё pak tё sillnin investime tё reja nё Kosovë. Edhe ata biznesmenë dhe investitorë qё ishin tё interesuar pёr investime, atyre ju vendosnin kushte dhe haraq, ose tё paguanin dhe t’i kishin këta “bosët“ nё dorё investimet e investitorëve ose i largonin nga Kosova.

Arsyeja ishte sa e thjeshtë aq e poshtër dhe naive: mё leverdi kishin tё importonin mallra të huaja nё Kosovë se sa tё hapeshin fabrikat. Nё rastin e hapjes sё fabrikave dhe punësimit tё popullatës këta nuk do tё kishin përfitime tё shpejta dhe tё larta sikur nё rastin e importeve tё produkteve tё gatshme nga jashtë pasi nё kёtё mënyrë atyre ju mjaftonte njё pazar qeveritar pёr ndarjen e posteve duke bёrё koalicion dhe duke vendosë kushte se cila parti do tё zotëron te ministritë e caktuara nga ku arrinin tё realizonin interesat “popullore“ dhe interesat e tyre ekonomike.

Telenovela e bisedimeve Kosovë – Serbi tё udhëhequra nga SHBA-të ka kohё qё ёshtё përkufizuar nga Presidenti Thaqi dhe ai Vuçiç. Duke e ditur kёtё fakt ish-kryeministri Albin Kurti nuk donte tё merrte përgjegjësinë nё njё marrëveshje tё panjohur dhe tё patrajtuar mirё. Me gjithëqëllimin e mirё dhe dëshirën pёr njё marrëveshje mё dinjitet tё dëshiruar nga ish kryeministri Kurti, duket se kjo ishte njё kafshatë qё s’kapёrdihej pёr shkak tё insistimit dhe zhvillimeve rreth zgjedhjeve presidenciale tё SHBA-ve qё do mbahen nё fund tё këtij viti. Interesi i SHBA-ve tani ёshtё qё edhe Serbia tё zhvendoset nё mënyrë imponuese drejt perëndimit. SHBA-të e dinë pikёn e dobёt tё Serbisë, pra Kosovën, prandaj këtu synohet tё bëhen koncesione nё dёm tё Kosovës me qëllim tё  plotësimit tё egove tё Serbisë dhe tё arritjes sё njё marrëveshje “paqësore“.

Se duhet heqë qafe kёtё qeveri edhe ashtu tё brishtё janё tё vetëdijshëm edhe kalamajtë. Mirëpo hezitimi qëndron te pazaret dhe interesat ekonomike dhe siguria e atyre dhe ruajtja e pozitave dhe pasurive milionëshe, qё disa i kanë bёrё nё mënyrë tё padrejtё dhe jomeritore. Siduket njё pjesë e shoqërisë po pret zgjedhjet presidenciale tё nëntorit nё SHBA dhe pastaj mendojnë se do tё pozicionohen dhe reagojnë edhe mё zëshëm nё raport me zhvillimet e brendshme.

Se problemi qëndron te qeverisja e dobët e dëshmojnë edhe pakënaqësitë dhe protestat e shpeshta nga bizneset, mjekët, bujqit, gastronomitë e shumё struktura tjera tё shoqërisë tё cilat janё jo vetёm tё pakënaqur me menaxhimin e situatës sё pandemisë Covid-19 por edhe me gjendjen e përgjithshme. E vetmja kartë qё i ka mbetë kësaj qeverie ёshtё ajo e bisedimeve me Serbinë, ku me ndihmën e administratës Tramp kanëfilluar tё lëvizin disa gjëra por që duket se do jenё jo tё favorshme pёr Kosovёn dhe do ndodhin kompromise tё dhimbshme nё kurriz tё Kosovёs. Nё emër tё proamerikanizmit po nënshkruhen dokumente e marrëveshje qё janё tё dyshimta dhe me kosto tё lartë pёr tё ardhmen e vendit. Edhe pse SHBA-tё janё aleati dhe promotori ynë kryesor, kjo qeveri do duhej tё ishte mё konsistente nё parashtrimin e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Kosovёs, gjё qё duket tё jetё shumё e vështirë duke u bazuar nё nivelin dhe kapacitetet qё zotërojnë aktorёt e qeverisë aktuale.

Nё  kёtё nyje Gordiane janё përzier shumё faktorë siq janё Evropa, SHBA-të, Serbia, Rusia, Kina, Spanja, Greqia, Sllovakia e shumё shtete tё tjera tё cilat nё njërënose tjetrën formë, me ose pa arsye i kanё ndërlidhur interesat e tyre me situatën në të cilën gjendet Kosova, ku nga këto shtete duhet tё veçohet kontributi i jashtzakonshëm dhe shumë pozitiv i SHBA-venë arritjen e lirisë dhe tё bёrit shtet.

Pra, si do tё zgjidhet kjo Nyje Gordiane mbetet tё shihet tek pas zgjedhjeve presidenciale qё do zhvillohen nё SHBA, nga zgjedhja e Presidentit tё Kosovёs nё marsin e vitit 2021 dhe nga zhvillimet nё lidhje me aktakuzat e Gjykatës Speciale! /tesheshi.com/

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts