Nga Arbnor SADIKU: Marrëdhëniet SHBA- Rusi dhe Kosova mes tyre

Presidenti Putin, siç e dimë, para dhe pas 11 shtatorit kanë pas ndryshime thelbësore në politikën jashtme, duke e përshtatur atë me politikat historike të Rusisë dhe realitetet e krijuara rishtas në politikën ndërkombëtare.

11 Shtatori i vitit 2001 i shpjegoi tendencat përafruese në marrëdhëniet SHBA-së dhe Rusisë, ku kjo marrëdhënie kishte për synim që të hapë një epokë të re të raporteve pozitive në mes dy vendeve.

E kjo, ndonëse Putini ishte ish-kuadër i KGB-së ruse, dhe me vonë kishte marrë një post udhëheqës në pushtetin lokal, si ndihmës i kryetarit të bashkisë së St. Petresburg në Rusi.

Duke e ditur se Rusia është hapur për bashkëpunim, presidenti Xh. W. Bush e kishte kuptuar këtë momentum politik dhe me pas e kishte kapur atë si opsion të bashkëpunimit ruso-amerikan në luftën ndaj terrorizmit ndërkombëtar, në pakësimin dhe reduktimin e armëve bërthamore, në mbajtjen e paqes në konfliktin Izrael-Palestinë,  si dhe në arritjen e një marrëveshjeje historike Kosovë-Serbi.

Dikur gjatë Luftës së Ftohtë, ish-Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës SHBA e luanin lojën me shumë shumë 0, në kuptimin që fitorja e njërës palë në një pjesë të botës sa i përket influencës dhe lidershipit, konsiderohej dobësim dhe humbje për palën tjetër, ndërsa që nga 11 Shtatori i 2001-ës, tanimë kjo teori si duket ka rënë dhe bashkëpunimi në mes këtyre dy shteteve të mëdha me ndikim në gjeopolitikën botërore do të avancohet më tej.

Siç e kishte thënë më parë njohësi i shkëlqyer i marrëdhënieve ndërkombëtare, ish-Sekretari i Shtetit Henry Kissinger, se marrëdhëniet amerikano-evropiano-ruse duhet të përballojnë katër sfida bazë:

-Marrëdhëniet duhet të ngrihen nga një nivel psikologjik në atë politik. Pra nëse i shikojmë në aspektin e dioptrisë analitike dhe krahasuese, i bie që këto marrëdhënie, apo thënë më saktë këto raporte, nuk mund të varen nga marrëdhëniet personale të udhëheqësve rusë dhe amerikanë. Ky bashkëpunim duhet zgjerohet e sidomos në ndalimin dhe kufizimin e armëve të shkatërrimit në masë dhe atyre nukleare, por për t’u arritur kjo kërkohet punë dhe angazhim i thellë i dyja vendeve, duke e sanksionuar çdo shtet i cili dëshiron të konkurrojë në krijimin  e armëve të reja bërthamore, sikurse Irani dhe Koreja e Veriut.

-Në fushën politike,  nevojat e së sotmes nuk duhet të mbulohen me shpresat për të ardhmen, pra veçanërisht ruajtjen e raporteve me Evropën përmes aleancës së  NATO-s, si linja e vetme zyrtare e raporteve në mes dy fuqive, por këtu s’duhet përjashtuar edhe Kina, Japonia dhe Izraeli. Amerika s’mund të taktizoj asnjëherë me ndonjë politik momental kur vihen në pyetje interesat e saj  dhe aleatëve të vet.

-Rusia do të kërkojë që të ruajë influencën e vet në rajonet e një rëndësie gjeopolitike dhe historike për të dhe kjo duhet jetë bazë për ndërtimin e raporteve të reja amerikano-ruse, duke mos lënë anash edhe raportet e reja të mira me Kinën dhe Korenë e Veriut.

Pra, siç mund të konkludojmë nga ajo që pamë me lartë se Amerika ka nevojë për një politikë të jashtme të zgjuar, e thotë ish-Sekretari i Shtetit Kissinger, duke i bërë shtet e tjera sikurse Kina dhe Rusia që më shumë të përfitojnë nga bashkëpunimi me Amerikën sesa të humbin, politikisht, ekonomikisht, dhe diplomatikisht them unë.

Gjithashtu, një çështje tjetër e ndërlidhur me interesat SHBA-Rusi ka qenë edhe statusi i pazgjidhur i Kosovës, i cili ka rrjedhën e vet nga pas-lufta e vitit 1999, kur forcat e NATO-së kanë hyrë në Kosovë në bazë të një mandatit të OKB-së, i cili është në kundërshtim me aspiratat e popullit shqiptar sepse dihet që ata rezistuan paqësisht dhe luftuar me pas për pavarësi nga Jugosllavia shtypëse. Megjithatë, Kosova ka shpallur pavarësinë e saj nga Serbia më vonë, në shkurtin e 2008-ës, dhe është njohur deri më tani nga më shumë se 115 shtete anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB)-së, kurse tani mbetet që dy vendet, Kosovë e Serbi të shkojnë drejt normalizimin të plotë të marrëdhënieve të tyre,  me një marrëveshje jo të lehtë historike e cila do të  dërgonte dyja vendet në njohjen e ndërsjelltë dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Koha se kur do të vendosim të hyjmë në këto negociata është rëndësi jetike për diplomacinë kosovare dje, sot, apo nesër. Dhe për të ardhur deri te zgjidhja e kësaj mosmarrëveshjeje rreth pranimit të Kosovës nga Serbia fqinje, konsideroj se  ka  dy mënyra :

-Ulja në bisedime e përfaqësuesve të Serbisë dhe Kosovës dhe arritja e një marrëveshje dypalëshe për njohje të ndërsjelltë nën mbikëqyrjen amerikane dhe evropiane pas konsolidimit të institucioneve të BE-së të dala nga zgjedhjet e fundit të 2019-ës, si dhe një rrugë tjetër mund të ishte thirrja e një Konference Ndërkombëtare nga Perëndimi dhe të tjerët, lidhur me ofrimin e  Kosovës dhe Serbisë në tavolinën e bisedimeve,  ku me pas Konferenca do t’i jepte edhe garancitë për arritjen e marrëveshjes nga të dyja palët në negociata. /tesheshi.com/

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts