728 x 90 Leaderboard

New York Times: ja fati i gazetarit saudit zhdukur në Konsullatën e Stambollit

Referuar mediave turke, por dhe Inteligjencës amerikane, New York Times shkruan se zyrtarë të lartë të Saudisë kanë angazhuar një grup prej 15 mercenarësh për t’i larë hesapet me gazetarin Jamal Khashoggi, i cili prej ditësh rezuton i zhdukur pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll.

Grupi i mercenarëve përfundoi operacionin e tyre për dy orë dhe u largua nga Turqia në vende të ndryshme të botës, i tha një burim New York Times-it duke cituar informacionin e marrë nga zyrtarët e lartë turq.

“Është si Pulp Fiction”, tha zyrtar amerikan, duke iu referuar filmit të Quentin Tarantinit në vitin 1994.

Autoritetet saudite kanë mohuar ndonjë përfshirje në zhdukjen e Khashoggi dhe vrasjen e dyshuar, duke thënë se ai ishte larguar nga konsullata më 2 tetor.

Daily Sabah ka publikuar ​​një foto të skuadrës së vrasësve e dyshuar, duke shkruar se ata udhëtuan drejt Stambollit me misionin e zhdukjes së gazetarit disident që shkruante për Washington Post.

Senatori amerikan Bob Corker, i cili kryeson Komitetin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, tha të martën se “gjithçka tregon që Khashoggi u vra javën e kaluar në Konsullatën Saudite”.

The Washington Post, për të cilën Khashoggi shkruante kolana, u largua nga Arabia Saudite për shkak të frikës nga hakmarrja për shkrimet e tij, njoftoi inteligjenca amerikane, duke informuar se ka përgjuar komunikime të zyrtarëve sauditë të cilët planifikuan rrëmbimin e gazetarit.

“Sauditët donin ta punësonin Khashoggi-në në Arabinë Saudite dhe ta kapnin atje”, citoi Washington Post një zyrtar të Inteligjencës.

Por është e paqartë nëse sauditët po planifikonin të arrestonin Khashoggi-në apo ta vrisnin – tha burimi për gazetën.

Khashoggi hyri në konsullatë më 2 tetor për të përfunduar dokumentet, por ai kurrë nuk doli, sipas miqve dhe familjes, si dhe autoriteteve turke.

Khashoggi, 59 vjeç, kishte një karrierë të gjatë gazetarie në Arabinë Saudite, ku gjithashtu shërbeu si këshilltar i zyrtarëve të lartë. Vitet e fundit ai ishte një kritik i politikave të Princit të Kurorës Mohamed bin Salman. /tesheshi.com/ 

Related posts