728 x 90 Leaderboard

Nënë e bir takohen 1 muaj pasi i ndau Trump, lot gëzimi në aeroport

Një djalë i vogël 7 vjeç dhe nëna e tij nga Guatemala janë takuar një muaj pasi u ndanë në kufi.

Beata Mariana de Jesus Mejia-Mejia dhe djali i saj Darëin u takuan në Aeroportin Ndërkombëtar në Washington pasi avokati fitoi të drejtën e lirimit të vogëlushit.

38-vjecarja bëri padinë në gjykatën federale se i kishin marrë djalin dhe Departamenti i Drejtësisë ra dakord ta lirojë pasi aplikoi për azil politik.

Të dy shpërthyen në lot kur u takuan në orën 2:30 të mëngjesit të së premtes. Ndërsa fliste për gazetarët, nëna tha se nuk do ndahej më kurrë nga i biri./tesheshi.com/

Related posts