Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Në timon ditëve me acar, 7 këshilla nga “Gonxhe” për t’ja hedhur paq

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, një institicion që drejtohet nga Blendi Gonxhe, ka ofruar një set këshillash për drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të veçantë gjatë udhëtimit në këto ditë me mot të acartë.

Aty thuhet:

  1. Verifikimin që sistemet e ngrohjes së kabinës, xhamave dhe pasqyrave funksionojnë në mënyrën e duhur;
  2. Përdorimi i antifreeze për sistemin e ftohjes së motorit;
  3. Qarkullimi vetëm me goma të përshtatshme për stinën e dimrit;
  4. Mbajtja gjithnjë në makinë mjetet e domosdoshme për qarkullimin në temperatura ekstreme (zinxhirë, pastruese për akullin e xhamave, etj.)
  5. Kur ka dëborë apo ngricë, koeficienti i fërkimit me asfaltin ulet ndjeshëm, ndaj duhet ruajtur distanca e sigurisë shtesë nga mjeti që paraprin;
  6. Mos kryerja e manovrave të nxituara veçanërisht në prani të dëborës;
  7. Qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm me frenimin dhe rrotullimet e timonit. /tesheshi.com/
auto pjese dak

Related posts