Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

NDRYSHE/ Nëse s’do kishte viktima më 21 janar dhe pamundësia psikologjike “Berisha” që kjo të ndodhte

Përvjetori i 10-të i tragjedisë së 21 Janarit erdhi me frymën e njohur; dëshpërimin dhe zhgënjimin nga mosndëshkimi.

Risi qe vetëm fakti se policia kërkon nga prokuroria rihapjen e dosjes për gjykim, ndërsa politikisht, kryeministri Rama e ridimensionoi, duke shpallur si “dëshmorë” katër të vrarët, e mbajtur për rastin një fjalim afro dyorësh.

Nga kahja tjetër, nuk ndodh që protagonisti kryesor politik i asaj ngjarjeje, ish-kryeministri Berisha, të mbrojë versionin e tij të vrasjeve të merituara, e njëherësh të denoncojë implikimin nga ana e kundërshtarëve politikë, siç para një dekade, ditëve pasi ndodhi masakra në bulevard.

E bënë në fakt heraherës, kur ngacmohet për këtë temë, por kurrë më 21 janar.

Ajo çfarë ndodhi në këtë datë të 2010-ës, do mbetet për Berishën si treguesi me adekuat i një mangësie tjetër të tij në talentin e munguar politik: finesën apo urtësinë politike. Psikologjikisht, te ai atë ditë prevaloi zjarrmia e pakontrolluar politike, një përzjerrje e mllefit dhe e urrejtjes për kundërshtarin, mbi qetësinë që kërkon hem humaniteti, në kuptimin njerëzor të fjalës, e hem arithmetika politike.

Imagjinoni një 21 janar pa katër vrasje. Tej mungesës së një barre ndërgjegjeje për Berishën, ku rëndojnë katër jetë të hunbura, që për më tepër nuk ishin nga ata të hurit e litarit, që nuk ishin gjithashtu dhe në aksion huliganesk, te ai do ishte dhe avantazhi politik e një dhune nga ana e kundërshtarit, e cila do qe një njollë për këtë të fundit me pasoja të rënda në imazh.

Sot, për paradoks, këtë njollë e ka opozita, me dhunën e viteve të fundit ndaj godinës qeveritare, kur nuk duhet shumë sforco për ta kuptuar se ka dashur të provokojë një “21 janar” të sajin politik. Por Rama nuk është Berisha në temparament. Diferencën në këtë rast e bën ajo çfarë Zoti ia ka dhënë njërit e s’ja ka dhënë tjetrit në atë mund të quhet aftësi e kontrollit të vetes kur është fjala për llogari politike.

Hipotetiksht, është e mundur që në çaste kthjellimi, Berisha të vuajë atë që ka bërë, duke e gjykuar dhe si lehtë të evitueshme, nëse një turfullim i brendshëm nuk do kishte kalëruar mbi gjykimin e ftohtë, edhe politik veçse human.

Por vitet, edhe ajo çfarë është sot Berisha, i pandryshuar në këtë raport të zhdrejtë brenda vetes, e nxjerrin dhe si bartës të një tjetër handikapi: asnjë lloj përvoje, asnjë lloj vetëkritike, nuk ia mposht dot defektet e lindura.

Për ironi, këtë pamundësi reformimi, e ka si handikap dhe pasuesi i tij zyrtar, Basha, edhe ky një shëmbëlltyrë e mungesës së talentit politik, një individ që s’rrezaton në asnjë rast finesë dhe urtësi politike. Dhe si rrjedhojë, e gjithë PD-ja është e tillë. Nëse pranojmë se qeverisja Rama ka qenë më problematikja në 8 vjet ushtrim pushteti, nga ana tjetër kemi patur po 8 vjet një ndër opozitat më absurde në 30 vjet post-komunizëm. Eshtë një opozitë – PD – që e gjitha nis e mbarron te tiparet e Berishës, ku paurtësia, aspakinteligjenca, kurrkundeleganca, por mllefi, turfullimi, mujsharia dhe primitivizmi, janë gjithçka ofron.

Programe, reforma, ide, botëkuptime, janë nocione ende të huaja për të. Sepse të huaja kanë qenë për profilin politik të Berishës. Ndryshe, 21 janari do ishte pa viktima dhe një njollë dërrmuese për PS-në. /tesheshi.com/    

auto pjese dak

Related posts