Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Ndodh në Rusi: 80 deve lëshuar rrugëve trazojnë jetën e banorëve

Një pensionist rus nga rajoni i Astrakhan shkaktoi kaos në fshatrat përreth, kur lëshoi ​​një tufë prej rreth 80 deve, për të cilat nuk mund të kujdeset më. Tashmë, popullata vuan fakti se ato po shkatërrojnë pronën e tyre.

Banorët e Oranjereje-s, Fyodorovka-s dhe Ninovka-s, pothuajse janë barrikaduar në shtëpitë e tyre ndërsa kafshët e 83-vjeçarit rus Yuri Serebryakov bredhin fushave dhe pemishteve të tyre në kërkim të ushqimit, raporton BBC.

Ata nuk guxojnë t’i lënë fëmijët të luajnë jashtë.

Banorja Jelena Bakhtemyeva u tha mediave ruse se devetë shkatërruan gardhe në përpjekje për të marrë ushqim, dhe disa shtëpi kishin mbetur pa gaz dhe ujë pasi kafshët prishën instalimet.

Tufa është bërë shumë agresive pretendojnë banorët.

“Nëse shikoni një prej tyre në sy, ajo fillon t’ju ndjekë,” thotë Bakhtem, “dhe ju duhet të filloni të vraponi”.

Banorët e guximshëm janë në detyrë ditë e natë për t’i dëbuar kafshët nga pemishtet e tyre. “Ne nuk dimë si t’i ndalojmë”, thotë Valentina Malikova, banore e Fyodorovka-s.

Pronari i tyre Serebryakov, i cili e ka ngritur tufën e deveve për 25 vjet, vendosi t’i lirojë ata kur kuptoi se nuk mund të kujdesej më, duke hedhur poshtë fajin për dëmin dhe duke u thënë fshatarëve se ata po e pësonin sepse kishte një bollëk të bishtajoreve që rriteshin në zonë, ushqimi i tyre i preferuar.

Pushteti vendor pretendon se deri më tani i ka lëshuar gjashtë gjoba pronarit, por ai i injoron ato. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts