Presidenti serb Aleksandar Vuçiç njihet si një tifoz i zjarrtë i Crvena Zvezda-s. Madje për këtë, kundërshtarët e tij politikë i mëshojnë fort faktit se pas ardhjes së tij në pushtet, Yllit i Kuq i Beogradit ka fituar primatin ndaj Partizanit si rival tradicional në dy disiplinat bazë – futboll dhe basketboll.
Madje para se të hynte në politikë, Vuçiç ishte një vizitor i rregullt i “Marakana”-s së Beogradit sa herë aty luante Crvena Zvezda.
Gjithashtu, presidenti serb nuk e fsheh se ai mori pjesë në trazirat e mëdha të tifozëve në derbin tjetër, edhe me sfond nacionalo-fetar, atij mes Dinamos së Zagrebit dhe Crvena-s në 13 maj 1990 në Maksimir të kryeqytetit kroat, që ishte dhe pikënisja e shpërbërjes së shtetit të ish-të përbashkët.
Kjo është arsyeja pse shumë njerëz janë befasuar nga një foto në rrjetet sociale ku shkruhet “Aleksandar Vuçiç me fanellën e Dinamos Zagrebit”
Por në fakt bëhet fjalë për një ish-futbollist të skuadrës kroate me një ngjashmëri gati të pabesueshme me kreun e shtetit serb.
Ai është Branko Devçiç, me një foto të vitit 1974.
Fotoja gjithsesi ka sjellë një pështjellim në oponionin serb, sidomos te brezat e mëvonshëm.
Kjo pasi që Vuçiç të ketë luajtur me kroatët, për serbët është më e rëndë se të ketë luajtur për boshnjakët apo kosovarët. /tesheshi.com/