Ndërtohet harta e detajuar e “fshikëzës” misterioze që mbron planetin tonë nga stuhitë diellore (foto)

Pamjet e fundit të ardhura nga hapësira tregojnë mijëra luhatje të vogla në sinjalet magnetike të Tokës, të cilat krijohen nga baticat e oqeanit dhe nga shtresa e jashtme e planetit tonë, e njohur me emrin “litosferë”.  

Për ta ndërtuar këtë hartë, Agjencia Evropiane e Hapësirës ka aktivizuar tre satelitë. Sipas kësaj agjencie, kjo është harta më e detajuar deri më tani për luhatjet magnetike në koren e Tokës.

Fusha magnetike është një shtresë që mbështjell planetin tonë dhe shmang grimcat e ngarkuara që lëshohen nga dielli, të cilat njihen me emrin “erë diellore”.

Pa këtë shtresë, grimcat e lëshuara nga dielli do ta hapnin shtresën e ozonit, të vetmen shtresë mbrojtëse të Tokës kundër rrezatimit të dëmshëm ultraviolet.

Harta, e cila po përdoret tashmë për të ditur më shumë mbi historinë gjeologjike të Tokës, është rezultat i matjeve të bëra përgjatë katër viteve nga satelitët e agjencisë Swarm. /tesheshi.com/

Related posts