Nderohet atleti në karrocë për ngjitje në shkëmb

Lai Chi-wai, atleti i parë kinez që do të nominohet për çmimin më të mirë Sportiv të Laureaus World, shpreson se suksesi i tij do të frymëzojë atletët me aftësi të kufizuara për të ndjekur ëndrrat e tyre.

Katër herë kampion në Kampionatin e Ngjitjes në Azi dhe fituesi i parë në botë i sporteve ekstreme të X-Game, 35-vjeçari Lai kishte një karrierë të shkëlqyeshme derisa një aksident me makinë e la atë të paralizuar më 2011.

Me gjithë kufizimet e tij fizike, Lai i shtyu pasionet e tij përpara, duke u marrë me një sërë sportesh me rrota, duke përfshirë boksin, skermën dhe pingpongun. Por asgjë nuk mund të zëvendësonte dashurinë e tij për ngjitje në shkëmb.

U deshën muaj që Lai të adaptohej në kufizimet e tij të reja pasi, siç e përshkroi ai, rënia e tij nga alpinisti më i mirë i Azisë në person me karrige me rrota, ishte një nga momentet e tij më të këqija. Por në përvjetorin e pestë të aksidentit, më 9 dhjetor 2016, ai vendosi të ngjitej në Lion Rock, një mal me lartësi 495 metra dhe një simbol i shpirtit, këmbënguljes, ripërtëritjes dhe unitetit të Hong Kongut.

“Për mua ngjitja në majë ishte realizim i ëndrrës sime dhe gjithashtu, me ngjitjen në majë të malit, unë mund t’u tregoja miqve dhe mbështetësve të m’i se kam kapërcyer një nga pikat më të ulëta të jetës: edhe pse jam në një karrige me rrota unë mund të sfidoj sportet e tjera dhe ende të jem në gjendje të bëj atë që më pëlqen më shumë”, tha Lai për Reuters.

Lai, një orator motivues, u propozua kohët e fundit për momentin më të mirë sportiv të çmimit Laureus për ngjitjen e tij në Lion Rock. Ai shpreson se historia e tij për rehabilitimin do të frymëzojë të tjerët me aftësi të kufizuara dhe të tregojë se asgjë nuk duhet të qëndrojë në rrugën e përmbushjes së ëndrrave./tesheshi.com/

Related posts