Auto Dak
Auto Dak

NATO i bën thirrje Rusisë të shkatërrojë një sistem të ri raketor, ndryshe….

Aleanca e Atlantikut të Veriut i kërkoi Rusisë të martën që të shkatërrojë një sistem të ri raketor përpara afatit në gusht, ose do të përballet me një përgjigje vendimtare të Aleancës në rajon.

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s do të diskutojnë hapat e tyre të reja, pasi është fjala për një shkelje të Marrëveshjes INF të vitit 1987.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të veprojnë me përgjegjësi”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një konferencë shtypi.

“Ne do të duhet të përgjigjemi”, shtoi ai.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-s kërkojnë që Rusia të shkatërrojë raketa të sistemit 9M729 / 29 / SSC-8, të cilat janë në gjendje të mbajnë armë bërthamore, gjë të cilën Moska deri më tani ka refuzuar të bëjë. /tesheshi.com/

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts