728 x 90 Leaderboard

NATO: Ballkani Perëndimor, me rëndësi strategjike

NATO e ka klasifiuar Ballkanin Perëndimor si rajon me rëndësi strategjike. Një ditë pas nga samiti i Aleancës iu bë ftesë Maqedonisë për anëtarësi, u tha në një deklaratë se “ne mbetemi plotësisht të angazhuar për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor, si dhe mbështesim aspiratat euro-atlantike të vendeve të rajonit. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me vendet e Ballkanit Perëndimor për të ruajtur dhe promovuar paqen dhe sigurinë rajonale e ndërkombëtare”.

Më tej theksi është vënë te Serbia e Kosova. Është vlerësuar bashkëpunimi me Beogradin si interes dypalësh; është vlerësua dialogu Prishtinë – Beograd, e është konfirmuar vijimi i prezencës në Kosovës me anë të trupave të KFOR-it.

“Çdo ndryshim në pozitën e forcave të NATO-s, do të bëhet lidhur me rrethanat dhe nuk do të kushtëzohet me kohën”, u theksua në deklaratë. /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts