728 x 90 Leaderboard

Nata e dytë e Champions: Real shkëlqen pa CR7-ën, Ronaldo shkrehet në lot nga dalja me të kuqe (video)

Ka shkëlqyer Reali pa Ronaldon, në natën e dytë të ndeshjeve të para në grupe të Champions. Por mbrëmja gjithsesi ka patur si personazh kryesor Ronaldon; jo si shënues, aq më pak si dhurues spektakli, por si i nxjerrë me të kuqe pas një gjesti nervoz me një mbrojtjës të Valencias.

Bajern ka bërë detyrën me 2 gola ndaj Benfikës. Po ashtu dhe Manchester United, por ka zhgënjyer Sity me një humbje ndaj Lionit.

Të gjitha rezutatet, si dhe pamjet e incidentit me Ronaldon, që më pas e ballafaqoi portugezin me të kuqen. Skena e daljes nga fusha ka qenë e përlotshme për të porsi një fëmijë.

Rezultatet: 

Ajaks – AEK  3-0

Benfika – Bajern Mynih 0-2

Shakhtar Donetsk – Hoffenheim 2-2

Manchester Sity – Lion 1-2

Real Madrid – Roma 3-0

Viktoria Plzen – CSKA  2-2

Young Boys  – Manchester United 3-0

Valencia – Juventus  0-2

/tesheshi.com/

Related posts