NACIONALIZMI/ “Maqedonia” përflak Athinën

Në Athinë, përpara parlamentit grek, u protestua kundër Marrëveshjes së Prespës për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, dhe ashtu siç dinë grekët të protestojnë – dhunshëm –  duke çuar deri në përplasje fizike mes tyre dhe policies. Kjo e fundit u detyruar të përdpr gazin lotsjellës për të  shpërndarë turmat nga shkallët në hyrje të parlamentit.

Në krye të protestuesve ishte ish-kryeministri Antonis Samaras, që deklamoi: “Ne protestojmë sepse kjo është për atë që ne e dimë se është e drejtë”. Kathimerini e ka potencuar Samarasin si një prej politikanëve me qëndrimin më të ashpër në lidhje me emrin e ri të Maqedonisë.

Organizatorët pretendonin se numri i protestuesve do të tejkalonte 600 mijë, por sipas Kathimerinit ishin shumë më pak.

Organizatorët njoftuan se 3,000 autobusë do të mbërrijnë nga Greqia veriore, por policia tha se  vetëm 300 autobusë shkuan drejt Athinës.

60 autobusë të tjerë dhkuan drejt kryeqytetit grek nga drejtimi i Peloponezit, sipas Kathimerinit, duke iu referuar informacionit nga burime policore.

Parlamenti grek pritet të fillojë nesër debatin e ratifikimit e Marrëveshjes së Prespës dhe të votojë deri të premten, njofton AP.

Politika zyrtare grekë ka vendosur t’i japë fund mosmarrëveshjeve me Maqedoninë në lidhje me emrin, duke e detyruar që të përdor një tjetër emër – Republika e Maqedonisë Veriore. Por nacionalizmi grek as këtë nuk e pranon. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts