Auto Dak
Auto Dak

Muslimanët në Poloni shpëtojnë “për qime”: në shënjestër të modelit famëkeq Breivik-Tarant

Dy anëtarë të një grupi të dyshuar për planifikimin e sulmeve ndaj muslimanëve të frymëzuar nga akti i vrasësve Anders Breivik në Norvegji dhe Brenton Tarant në Zelandën e Re, janë arrestuar në Poloni, tha sot shërbimi polak i sigurisë.

Të dyshuarit u morën në arrest të dielën në kryeqytetin e Varshavës dhe në veri të vendit.

“Arrestimi u bazua në informacionin e mbledhur më parë nga Agjensia e Sigurisë Atdhetare në lidhje me një grup ekstremist që synonte të frikësonte muslimanët që jetojnë në Poloni”, tha agjensia në një deklaratë, duke cituar Reuters.

Informacioni, shton agjencia, tregoi se grupi ishte frymëzuar nga sulmet terroriste të kryera nga ekstremistët, përfshirë Breivik (në Norvegji 2011) dhe Tarant (Zelanda e Re 2019).

Grupi kishte për qëllim të përdorte armë zjarri dhe eksploziv në sulme.

Gjatë kontrollit të një shtëpie në një periferi të Varshavës, agjentët e Agjencisë së Sigurisë Atdhetare gjetën armë, municion dhe furnizime të nevojshme për të bërë lëndë plasëse.

Reuters vëren se grupet e ekstremit të djathtë po forcohen në Poloni. Ndërkohë, orë më parë dhe në Itali u zbulua një grup i ngjashëm i ekstremit të djathtë, që sipas policisë në Apenine kishte si vënë në shënjestër një xhami në Siena. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts