Moti i keq shpartallon Greqinë, 6 jetë turistësh të humbura

Moti i keq që ka përfshirë Evropën, më së shumti ka goditur Greqinë. Stuhitë e shiut më së rëndi u kanë kushtuar turistëve, në radhët e të cilëve raportohen 6 jetë të humbura.

Rajoni turistik Sozopol është përfshirë nga shirat e rrëmbyeshëm që patën pasojë jo vetëm dëme të konsiderueshme materiale, por edhe humbjen e jetëve të një çifti pushuesish nga Republika Çeke.

Raportet e mediave greke thanë se çifti ka humbur jetën pasi automjeti me të cilin po udhëtonin u përmbys nga erërat e forta. Me ta ishte edhe djali i tyre i cili mori lëndime, e megjithatë nuk pati pasoja të rënda shëndetësore.

Ndërsa në rajonin Nju Potidea, një 39-vjeçar dhe djali i tij 8-vjeçar humbën jetën pasi një pemë e vjetër u shemb rrëzë tyre.

Plazhi i njohur i Halkidikit pati gjithashtu dëme të rënda, ku shezllonet e pushuesve fluturuan në erë. Edhe aty, një 54-vjeçare nga Rumania humbi jetën pasi pushimorja ku ajo ishte ndalur për pushim u godit nga stuhia. Mediat greke shtojnë se mes viktimave është edhe një foshnje. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts