Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Monitorët 5K dhe 4K për MacBook janë prodhuar nga LG

Gjatë prezantimit të produkteve të reja, Apple nuk ka treguar asnjë ekran të ri Cinema Display, por ka bërë me dije se ka bashkëpunuar me LG për të zhvilluar dy ekrane 4K dhe 5K për MacBook Pro-n e ri.

Duke u futur më në detaje, modeli më i madh 27 inç është me rezolucion 5.120 x 2.880 pikse, në gjendje të ofrojë një mbulim prej 99 për qind të ngjyrës P3.

Modeli 21,5 inç ka një rezolucion 4.096 x 2.304 piksel dhe është i pajisur me USB Type-C për lidhjet video, audio dhe për transferimin e të dhënave.

Si përfundim, çmimet e dy monitorëve: LG UltraFine 4K gjendet në dyqanin e Apple për 749,00 euro dhe është i gatshëm në 5-7 javët e ardhshme. Ndërsa modeli 5K do të shitet për 1399 euro. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts