Miqësore vëllazërore, Kosova e Shqipëria në maj luajnë në Zvicër

Kosova dhe Shqipëria do të përballen në miqësore në futboll, në fund të muajit maj. Të paktën kështu shkruan TCH  sipas të cilës, kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka ngarkuar njerëzit që të merren me mbylljen e përgatitjeve për fazën e ardhshme përgatitore, me ç’rast që të caktohet miqësorja me Kosovën më 29 maj.

Kjo ndeshje raportohet se do të luhet në Zvicër, por që ende nuk është zyrtare, pasi s’ka një deklarim nga përfaqësuesit e asnjërit ekip.

Ditë më parë përzgjedhësi i Kosovës, zviverani, Bernard Challandes paralajmëroi se skuadra e tij do të luajë dy miqësore në periudhën mes majit dhe qershorit, ku njëra prej tyre do të luhej jashtë vendit por që nuk tregoi emrat e kundërshtarëve.

Kujtojme se aktualisht dy ekipet gjenden në forma të ndryshme. Kosova së fundmi ka arritur tri fitore, teksa Shqipëria u mposht ditë më parë në shtëpi nga Norvegjia. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts