Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Minsk: “Policia është me ne”! Ç’po ndodh orët e fundit në Bjellorusi

Anëtarët e njësive të ndërhyrjes në qendër të Minsk ulën mburojat e tyre në solidaritet me protestuesit gjatë protestës.

Qeveria bjelloruse gjithashtu filloi të lirojë mijëra njerëz të arrestuar në protestat që shpërthyen  pas zgjedhjeve presidenciale, të cilat Bashkimi Evropian i përshkroi si “as të lira dhe as të drejta”, njoftoi Reuters.

Sipas shifrave zyrtare, policia ka arrestuar rreth 7,000 njerëz për gati një javë.

Ministri i Brendshëm Yuri Karayev u kërkoi falje qytetarëve në televizionin shtetëror për arrestimin e kaq shumë njerëzve të pafajshëm. Ai tha se kishte arrestime “aksidentale” si rezultat i veprimit të policisë për të goditur demonstratat masive.

Opozita po kërkon një rinumërim

Disa mijëra demonstrues janë mbledhur në Sheshin e Pavarësisë në Minsk që nga e diela, duke kërkuar dorëheqjen e Presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.

Kandidatja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya, u bëri thirrje mbështetësve të saj të nënshkruajnë një peticion ‘online’ duke kërkuar një rinumërim të votave, me besimin se fitorja e saj në zgjedhje ishte vjedhur.

Ajo gjithashtu u bëri thirrje mbështetësve të saj përmes një videoje në kanalin e saj në YouTube që të kërkojnë një hetim zyrtar mbi akuzat se zgjedhjet ishin të manipuluara, sipas Reuters.

Tihanovskaja kontaktoi mbështetësit nga Lituania, ku ajo iku dhe gjeti strehë nga persekutimi i mundshëm.

Ajo gjithashtu bëri thirrje për t’i dhënë fund dhunës që shpërtheu pasi presidenti jetëgjatë Lukashenko fitoi një mandat të gjashtë, dhe u bëri thirrje kryetarëve të bashkive në të gjithë vendin që të organizojnë protesta paqësore këtë fundjavë.

“Ne duhet të ndalojmë dhunën në rrugët e qyteteve bjelloruse. Unë u bëj thirrje autoriteteve që të ndalojnë atë dhe të fillojnë një dialog,” tha Tikhanovskaya.

Lukashenko, 65 vjeç, ka qeverisur ishrepublikën sovjetike me dorë të hekurt për një çerek shekulli, me shumë pak mirëkuptim për kundërshtarët politikë.

Sanksionet e Brukselit

Ministri i Jashtëm kroat shprehu shqetësimin për përshkallëzimin e dhunës në Bjellorusi pas zgjedhjeve të fundit presidenciale dhe njoftoi se ministrat e jashtëm të BE do të konsideronin vendosjen e masave kundër atyre që shkelin të drejtat e njeriut.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës pas zgjedhjeve presidenciale në 9 gusht. Ne nuk e pranojmë përdorimin e forcës kundër protestuesve paqësorë, si dhe ndalimet arbitrare. Ne i shikuam skenat, protestuesit paqësorë nuk mund të rrihen me shkop”, tha Gordan Grliç.

“Eshtë e mundur që futja e masave kundër atyre që janë përgjegjës për shkelje të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore do të merret në konsideratë, dhe nëse biem dakord për një qasje të tillë, atëherë është thelbësore të sigurohet që të mos ketë pasoja negative për qytetarët e thjeshtë”, tha ministri.

Reuters raportoi më parë se të paktën nëntë vende evropiane janë në favor të sanksioneve të reja kundër Bjellorusisë për shkak të zgjedhjeve të diskutueshme dhe shtypjes së dhunshme të demonstratave. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts