Ministrja Kumbaro firmos: ja si do ndryshojnë pamje katër xhami tradicionale

Xhamia e Et’hem Beut në qendër të Tiranës, Xhamia e Beqarëve, Xhamia Mbret në Berat si dhe Xhamia e Pazarit në Gjirokastër, do jenë 5 objektet e kultit musliman të cilat do i nënshtrohen restaurimit. Është vendosur kjo nga një marrëveshje mes Ministrisë së Kulturës dhe Komunitetit Musliman Shqiptar.

Ministrja Kumbaro, prezente personalisht në nënshkrimin e marrëeshjes, i konsideroi ato si pasuri kolektive, veç atyre të një komuniteti të caktuar.

“Të gjitha këto janë pasuri kolektive, dhe është shumë e rëndësishme që mirëmbajtja e tyre, të jetë po aq përgjegjësi kolektive duke ndarë qartazi detyrat përkatëse. Unë besoj që kemi mbërritur në një moment kur kjo përgjegjësi, ky ndërgjegjësim i aktorëve të ndryshëm në shoqëri për ta mbajtur gjallë trashëgiminë tonë kulturore është në një shkallë shumë më të lartë se më parë”, tha gruaja në krye të Kulturës shqiptare.

Pritet me interes se ç’pamje të re do të marrë Et’hem Beu në qendër të Tiranës, xhamia më përfaqsuese e kryeqytetit shqiptar e jo vetëm. /tesheshi.com/

 

Related posts