Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Ministri francez, për vaksinat ruse dhe kineze: Ky do të ishte problemi

Ministri francez i çështjeve evropiane Clement Beaune u bëri thirrje anëtarëve të BE të mos përdorin vaksinat ruse ose kineze kundër COVID-19 derisa të miratohen nga një rregullator evropian, duke paralajmëruar se përndryshe uniteti i bllokut 27-vendesh do të rrezikohej, ashtu si edhe shëndeti publik.

Ndërsa vaksinimi i popullsisë në BE është prapa vendeve të tjera, të tilla si Mbretëria e Bashkuar, disa anëtarë të BE-së tashmë kanë blerë ose po mendojnë të blejnë një vaksinë ruse ose kineze.

I pyetur nëse vendet anëtare tani thjesht po bëjnë “atë që duan”, ministri Clement Beaune tha se “nëse zgjedhin një vaksinë kineze ose ruse, do të ishte një situatë shumë e rëndë”.

“Kjo do të përbënte një problem për solidaritetin dhe rrezikun tonë shëndetësor, pasi vaksina ruse nuk është miratuar ende,” tha ministri.

Kujtojmë se Sputnik V është aprovuar ose është në proces të aprovimit për përdorim në Hungari, Sllovaki dhe Republikën Çeke. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts