728 x 90 Leaderboard

Metali që mund t’ju shkrijë në dorë (video)

Kur flasim për metale, përgjithësisht na vijnë në mendje mbiemra si i fortë apo i pathyeshëm. Mirëpo, elementi i galiumit është një metal shumë i veçantë nga gjithë të tjerët.

Ai është i butë, ka ngjyrën e argjendit të bardhë, si alumini dhe në temperaturën e dhomës është shumë i fortë, por, ajo që ndoshta ju nuk e dinit, është se mund të shkrijë në pëllëmbën e dorës suaj.

Temperatura e shkrirjes së galiumit është 85.6°F (29.8°C). Megjithatë, temperatura e zierjes së këtij elementi është shumë e lartë, 4044°F (2229°C). Kjo veti e bën galiumin ideal për të regjistruar temperatura që mund të shkatërrojnë një termometër. /tesheshi.com/

Related posts