Meta sulmon dy palët: jo arrogancës e ultimatumeve, zgjedhjet më 18 qershor

Kreu i LSI-së, Ilir Meta sulmoi dy palët politike të mbërthyera në ngërç për zgjedhjet e 18 qershorit, duke thënë se vendi nuk ka nevojë as për arrogancën e njërës e as për ultimatumet e tjetrës. Në fjalën e tij në Konventën e LRI-së, Meta ofroi edhe njëherë zgjidhjen e tij me lënin e mandateve në parlament e qeveri, mirëpo u duk i vendosur për mbajtjen e zgjedhjeve më 18 qershor, datën e dekretuar nga Nishani.

“E ardhmja e këtij vendi nuk mund të merret peng nga askush. Nga askush që mendon më shumë për karriken sesa për paqen sociale, stabilitetin dhe mirëqënien e vendit të tij dhe qytetarëve të tij. Nuk kemi asnjë minutë për të humbur as me arrogancën e njërës palë as me ultimatumet e palës tjetër për t’i dhënë Shqipërisë zgjedhje të lira dhe të ndershme, të gjithëpranuara. Ne nuk do të kursejmë të gjitha energjitë tona, nuk na dhimbsen as karriket tona, që nga karrikia e Ilir Metës, për t’i dhënë një zgjidhje të ndershme politike Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe për të mos u bërë turpi i Europës në vitin 2017”, tha Meta.

Sipas Metës, parlamenti i pas 18 qershorit ka nevojë për deputetë dhe deputete të reja, duke ndezur entuziasëm në sallën e konventës. Demokracia nuk mund të jetë dhe nuk do të jetë One Man Show”, tha Meta. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts