728 x 90 Leaderboard

Meta: pse vetëm iso-Polifonia, edhe vallet e Tropojës në UNESCO

Presidenti Meta i është bashkangjitur një nisme për futjen e valleve të Tropojës në UNESCO, duke marrë pjesë në një aktivitet të quajtur “Kcimet e Tropojës në UNESCO”.

“Ardhja në Tropojë është përherë një kënaqësi dhe emocion i veçantë. Sidomos kur marr pjesë në një aktivitet të spikatur kulturor kushtuar “Kcimeve të Tropojës në UNESCO”. Shumë nga thesaret e trashëgimisë kulturore e artistike të kombit tonë, sidomos “Kcimet e Tropojës” nevojitet të promovohen nga institucionet tona, nga ato lokale e deri në shtetërore, për të synuar që të bëhen pjesë e trashëgimisë kulturore botërore.

Arritjen që kemi realizuar me Iso-polifoninë e Jugut në UNESCO ta pasojmë edhe me zhanre të trashëgimisë folklorike të trevës së Tropojës”, shkruan Meta.

Si president, Meta po përpiqet të servirë profilin e një njeriu jo më shumë mbingarkesë politike në ligjërim, në distancë me zhurmërrimin politik dhe tejet sportiv. Çdo fundjavë ai zgjedh të udhëtojë jashtë Tirane, duke u shfaqur në vende të ndryshme të hapësirave shqiptare, e përcjellë mesazhe në forma dhe të shkujdesura me theks shoqëror. /tesheshi.com/          

 

Related posts