728 x 90 Leaderboard

Meta për “Danas”, kundër Ramës për marrëveshjen Prishtinë – Beograd: Tirana, dëshirë por jo rol

Presidenti Meta tha se ai mbështet fuqishëm dialogun dhe arritjen e një marrëveshjeje midis Beogradit dhe Prishtinës, ashtu siç dhe realizimin e marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë, për shkak se ajo do të “forcojë stabilitetin dhe do të sjellë lehtësim në rajon.”

“Ne shpresojmë se marrëveshja në mes të Beogradit dhe Prishtinës duhet të arrihet në një mënyrë të mirë dhe të qëndrueshme, shumë më tepër se se marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë”, tha Meta për Danas.

I pyetur, lidhur me bisedimet e Beogradit dhe Prishtinës dhe kush është përgjegjës për vonesën në negociata, Meta u përgjigj: “mbështet fuqishëm dialogun dhe arritjen e një marrëveshjeje”.

“Është e nevojshme të normalizohen marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës, pasi kështu ndihmohen Serbia dhe Shqipëria që të jetojnë në mënyrë normale, pa stres dhe pasiguri”, tha Meta.

Sipas fjalëve të tij, Shqipëria nuk është pjesë e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, pasi Kosova ka zgjedhur institucionet që duhet të jenë pjesë e marrëveshjes.

“Unë mendoj se marrëveshja Beograd-Prishtinë do të forcojë stabilitetin rajonal dhe do të sjellë lehtësim në rajon”, tha Meta.

Ndërkohë, kujtojmë se kryeministri Rama mbron qëndrimin se marrëveshja Prishtinë – Beograd duhet të paraprihet nga një platformë e përbashkët mbarëkombëtare, me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve politikë nga qendrat shqiptare, e padyshim dhe nga Tirana.

Për Ramën, marrëveshja është një moment historik që përcakton të ardhmen shqiptare në rajon. /tesheshi.com/

Related posts