728 x 90 Leaderboard

Meta në Kalabri: qindra italianë po zgjedhin Shqipërinë si “tokë e premtuar”

Gjatë vizitës së tij në Kalabri, Presidenti Meta pati dhe një takim me biznesmë të zonës. Duke folur me drejtuesit dhe anëtarët kalabrezë të Unindustria-s, anëtare e Confindustria-s në Itali, kreu i shtetit shqiptar i joshi ata që ta provojnë të investojnë në Shqipëri, shoqëruar me bindjen se do iu bëhet “atdhe i dytë”.

“Më lejoni t’ju ftoj të diskutoni e të eksploroni Shqipërinë dhe oportunitetet investuese që ajo ofron për secilin prej jush. Na duhet ndihma, përvoja juaj e vyer dhe investimet tuaja. Duhet ta dini se në Shqipëri jeni të mirëpritur për të investuar e për të bërë biznes dhe për të jetuar, ashtu siç i pritet ju arbëreshët dikur, shpresoj se Shqipëria do të shndërrohet në një ‘atdhe të dytë’ për kalabrezët dhe italianët.

Meta iu ofroi atyre një të dhënë sinjifikative, se si me qindra italianë kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në Shqipëri.

 “Sot pas gati 27 vitesh demokraci, vendi ka bërë progres në shumë drejtime edhe pse aspiratat dhe pritshmëritë tona për të ndërtuar një Shqipëri europiane akoma nuk janë përmbushur. Si shqiptarë ndihemi mirë teksa shikojmë dhe dëgjojmë çdo ditë dhe më tepër të rinj italianë që studiojnë, punojnë dhe jetojnë në Shqipëri. Janë mbi 25 mijë qytetarë italianë që kanë zgjedhur si ‘tokën e premtuar’ të tyre Shqipërinë”, theksoi kreu i shtetit shqiptar.

 Presidenti Meta ka ndërmarrë një vizitë në Kalabri, të njohur dhe si një trevë me banorë me prëjardhje shqiptare. Zhvendosjen e tij përtej detit për pak ditë, ai e ndërmorri në kohën kur la pas një debat të nxehtë mbi mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm. /tesheshi.com/

 

 

Related posts