Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Meta dekreton “pa vonesë” 5 Qershorin, por fton qytetarët “të marrin në dorë fatin e tyre”

Presidenti Meta dekretoi Marrëveshjen e 5 Qershorit, sië njoftohet nga zyra e tij, pa asnjë vonesë.

“Presidenti i Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, ashtu siç kishte garantuar, ditën e sotme pa asnjë vonesë ka dekretuar me shpallje Ligjin nr. 101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë i vetmi produkt i marrëveshjes konsensuale të 14 Janarit dhe të 5 Qershorit të dakordësuara në Këshillin Politik, që mundëson vijimin e sigurtë të rrugëtimit europian të Shqipërisë dhe që kishin konsensusin dhe gjithëpërfshirjen e të gjithë aktorëve politikë në vend”. thuhet në deklaratë.

Më tej, edhe njëherë kundërshtohen ndërhyrjet në Kushtetutë në funksion të listëhapjes, miratuar një ditë më parë në parlament.

“Presidenti Meta do të jetë si gjithmonë në krye të detyrës në mbrojtje të Kushtetutës, të të drejtave të patjetërsueshme, lirive dhe vullnetit të qytetarëve për të marrë në dorë fatet e tyre përballë çdo akti të ndryshimeve të njëanshme, të dhunshme dhe me urgjencë të pajustifikueshme, si ai i Kushtetutës, që asgjesojnë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë”, thuhet nga zëdhënësi Tedi Blushi. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts