reklama juaj ketu
reklama juaj ketu

Messi ua merr dorën goditjeve të lira, Suarez shënon golin e 100-të për Barcelonën

Katalanasit kaluan një provë të vështirë mbrëmë në “Camp Nou” ndaj Atletik Bilbaos. Ndërsa e kishin humbur 2-1 ndeshjen e parë të një të tetave të Kupës së Mbretit ndaj baskëve, ata fituan 3-1 dhe kaluan në çerekfinale.

Merita për kualififikimin qe e treshes sulmuese, Messi, Suarez e Neymar. Argjentinasi, braziliani dhe uruguajani shënuan që të tre në fitoren e së mërkurës.

Suarez hapi serinë e golave me një realizim të mrekullueshëm. Ky qe goli i 100-të për të me Barcelonën në 120 ndeshje të luajtura prej tij. Sulmuesi uruguajan ka shënuar 16 gola në të gjitha aktivitetet gjatë këtij sezoni, por ky ishte goli i parë në Kupën e Mbretit.

Ndërkaq, Messi shënoi për herë të tretë në tre ndeshjet e fundit përmes një goditjeje të lirë. 29-vjeçari pati kthyer në gol një goditje të lirë në ndeshjen e parë ndaj Bilbaos, për të bërë të njëjtën gjë ndaj Vilarealit të dielën, duke shmangur humbjen për ekipin e tij në një përplasje kampionati. I mbrëmshmi ishte i treti në këtë seri golash.

Të mësuar ta shohim argjentinasin të shënojë në shumë forma të tjera, me driblime e depërtime, tani po bëhemi dëshmitarë të një tjetër aftësie të tij. Ky qe goli i 32-të i shënuar nga Messi me goditje të lirë; katër prej golave i janë shënuar portierit të Bilbaos, Iraizoz. /tesheshi.com/