Merr fund arratia e autorit të masakrës në Reina: kapet në periferi të Stambollit

Vetëm pak orë pasi zëvendëskryeministri turk Numan Kurtulmush kishte deklaruar në një intervistë televizive se në sulmin terrorist në klubin e natës në ditën e parë të janarit kishin gisht dhe shërbimet e fshehta të huaja, nga forcat turke të sigurisë është kryer me sukses operacioni për kapjen e autorit të masakrës.

Abdulkadir Masharipov, njeriu përgjegjës për vrasjen e 39 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve në Reina, është kapur në orët e vona të së hënës në një lagje periferike të Stambollit, në Esenjurt. I njohur me emrin kod “Ebu Muhammed Horasani”, ai u vu në pranga në shtëpinë e një personi me origjinë kirgize, së bashku me të dhe me tre femra.

Siç mësohet nga mediat turke, Masharipov është strehuar në të njëjtën shtëpi që prej ditës që kreu sulmin terrorist në Reina. Zotërues i disa gjuhëve, terroristi thuhet të ketë kaluar në Turqi nga Irani.

Me origjinë senegaleze, somaleze dhe egjiptiane, tre femrat e kapura në operacionin policor kanë përfunduar gjithashtu pas hekurave.

Për kapjen e terroristit qe ngritur një njësi e posaçme e antiterrorit, në sitën e së cilës kanë kaluar që prej 1 janarit rreth 100 mijë orë regjistrime të kamerave të sigurisë në Stamboll. Vendqëndrimi i terroristit është mësuar prej ditësh, ndërsa ai është mbikëqyrur për të parë lidhjet e tij.

Masharipov u kishte shpëtuar më herët katër operacioneve të tjera policore, për t’u kapur mbrëmë së bashku me ca prej njerëzve që e ndihmuan të strehohej.

Sulmi me armë në Reina ishte më i fundit i një serie të gjatë shpërthimesh terroriste në Turqi gjatë vitit të shkuar. Ai do të merrej përsipër nga ISIS-i. /tesheshi.com/

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts