Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

HAKERIMI/ Media hollandeze: Ja kush e sulmoi Agjencinë Evropiane të Barnave

Agjencia e inteligjencës ruse dhe spiunët kinezë qëndrojnë pas sulmit të hakerëve të vitit të kaluar ndaj Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), njoftoi gazeta holandeze De Volkskrant, duke cituar burime pranë hetimit, raportoi Reuters.

Agjencia Evropiane e Barnave, me qendër në Amsterdam, raportoi në dhjetor për një sulm hakeri në të cilin dokumentet mbi vaksinat dhe ilaçet kundër COVID-19 ishin vjedhur dhe rrjedhën në internet.

Ministria e jashtme e Rusisë nuk iu përgjigj një kërkese për koment të shtunën, por pretendimet e piraterisë nga Moska janë mohuar vazhdimisht.

Ministria e Jashtme kineze gjithashtu nuk ishte në dispozicion për komente dhe Pekini ka thënë më parë se kundërshton fuqimisht të gjitha format e sulmeve të hakerëve.

EMA ka filluar një hetim me autoritetet gjyqësore hollandeze dhe evropiane, por deri më tani nuk ka dhënë detaje se kush mund të jetë përgjegjës për sulmet.

Gazeta hollandeze De Volkskrant raportoi të zhtunën se EMA ka qenë një shënjestër nga spiunët kinezë që nga gjysma e parë e vitit 2020, dhe më vonë gjatë vitit ajo gjithashtu u bë një shënjestër e inteligjencës ruse.

Kinezët fituan aksesin duke pirateruar sistemin universitar gjerman, tha gazeta, ndërsa rusët dyshohet se morën avantazhin e mangësive në procesin e hyrjes së përdoruesve të EMA-s në dy hapa dhe llojet e tjera të mbrojtjes kundër sulmeve të hakerëve.

Hakerat e pohuar rusë kanë pasur qasje në sistemet e EMA-s për më shumë se një muaj, thanë burimet për De Volkskrant.

Ata ishin kryesisht të interesuar në cilat vende do të përdorin vaksinën COVID-19 të zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech dhe sa doza do të blinin, shtoi gazeta hollandeze.

Pfizer dhe BioNTech njoftuan menjëherë pas zbulimit të sulmit të parë të hakerëve në EMA se dokumentet në lidhje me vaksinën e tyre ishin aksesuar. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts