Media boshnjake: ja se si i ndërsenin vartësit e Vuçiçit serbët, mbi Oliver Ivanoviçin tashmë të vrarë

Pothuajse të gjithë mediat e rajonit e kanë lajm e po ashtu trajtesë të parë, vrasjen e liderit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç.

E ndërkohë, një prej portalebe boshnjake,  bosniaks.info, ofron shkrimin me titull: “Ja se si i ndërsenin vartësit e Vuçiçit serbët, mbi Oliver Ivanoviçin tashmë të vrarë”

Dhe më tej shkruan: “Drejtori i së ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovë dhe Metohi’, Marko Gjuriç, tre muaj më parë, tha haptazi se Ivanoviçin e mbështesnin shpërbërësit e unitetit serb.

Gjuriç tha në mesin e tetorit të vitit të kaluar se çdo votë për Oliver Ivanoviçin dhe të gjithë ata që nuk janë në Listën Serbe, është një zë kundër interesave të popullit serb dhe një zë për shpërbërjen e unitetit serb në krahinë.

‘Përsëri po tubohen ata që po synojnë ta thyejnë unitetin e popullit serb në Kosovë dhe Metohi’, tha Gjuriç për TV Pink duke komentuar mbështetjen që ofronte Lëvizja e Qytetarëve të Lirë të Sasha Jankoviçit, për Oliver Ivanoviçin në zgjedhjet lokale që u mbajtën në Kosovë në fund të tetorit”, shkruan kështu pra portali boshnjak. /tesheshi.com/

 

 

Related posts