728 x 90 Leaderboard

Më shumë për të qarë se sa për të qeshur: fotoja që po bën xhiron e rrjetit

Ç’prej orësh, një foto ku tregohet një tekst gazetaresk raportues po bën xhiron e rrjetit. Aty, në dy raste, Mirush Kabashi ngatërrohet trashësisht me Mitrush Kutelin, njëri aktor e në jetë, tjetri ish-shkrimtar e bankier i larguar me kohë e vakt nga kjo botë.

Po të vihet re me vëmendje, duket se gafa nuk është një lapsus momental, një humbamendje momentale e gazetarit (apo gazetares), pasi janë dy dhe ndjekin njëra-tjetrën.

Dhe kjo nuk ka ndodhur në një media disido e me pozicion periferik; ka ndodhur te Panorama, e konsideruar si elitare dhe e cila funksionon me jo pak resurse njerëzore.

Ndaj, është më shumë për të qarë se sa për të qeshur, kur sheh se arma e informimit iu është lënë në dorë niveleve të tilla profane me efekt ulëritës. Denoncimi i këtij rasti po bëhet më së shumti nga vetë gazetarë, të ndjerë keq që në familjen e tyre ka asish rrogëtarë me defiçenca të frikshme përgatitjeje profesionale. /tesheshi.com/

 

 

Related posts