Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

MBRESAT/ 9 vjet nga vrasja e Gaddafit, infermierja serbe: pse ishte një burrë i rrallë

Sot shënohet përvjetori i 9-të i vdekjes së ish-liderit libian Muammar Gaddafi dhe si çdo 20 tetor, një impression vlerësues për të u shfaq në Novosti-n  Beogradit. Kjo, pasi nekrologji ofrohet çdo vit nga Nada dhe Đuro Sekuliç nga Beogradi, një çift që e njohu nbga afër Gaddafin.

Nada dikur ishte kryeinfermiere në spitalin “Ida” në Tripoli, ku trajtoheshin vetëm kolonel Gaddafi, anëtarët e familjes së tij dhe familjet e katër bashkëpunëtorëve më të ngushtë.

Novosti kujtoi intervistën e vitit të kaluar me Nada Sekuliç, e cila foli për qëndrimin e saj në Libi.

“Unë isha pjesë e ekipit mjekësor që isha me të çdo ditë. Ku ishte ai, atje ishim dhe ne, edhe unë. Vërtet, mjekët ndryshuan herë pas here, por vetëm mjeku kryesor nga Pakistani dhe unë ishim me të vazhdimisht për dy vjet (1985-1986).

Ai ishte një njeri i shkolluar, një luftëtar fisnik, i sinqertë për një jetë më të mirë për popullin e tij. Kam frikë se një njeri si ai nuk do të lindë kurrë më në Libi, se ky popull i mrekullueshëm nuk do të ketë kurrë më një udhëheqës të tillë,” tha Nada Sekuliç në intervistë.

Infermierja kujtoi gjithashtu takimin e fundit me udhëheqësin libian në Samitin e Vendeve jo të Angazhuara në Beograd.

“Kur ai erdhi për samitin në Beograd në 1989, vetëm gjysmë ore pas uljes në aeroport, bashkëpunëtori i tij i parë më thirri dhe më tha të vija me burrin tim sa më shpejt që të ishte e mundur. Ne ishim me të në më pak se një orë. Na priti me një buzëqeshje të gjerë miqësie. Ishte takimi ynë i fundit,” tha Nada Sekuliç.

Kujtojmë se lideri libian u ekzekutua nga turmat e irrituara gjatë trazirave që shoqëruan të ashtuquajturën “Pranverë arabe”. Që atehërë, Libia ka humbur paqen e qëndrueshme, e është shndërruar në një ferr luftrash te brendshme. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts