728 x 90 Leaderboard

Mbi 2 mijë mjekë e kanë braktisur Maqedoninë, ministri i ri e ka një zgjidhje…

Gjatë një vizite të Klinikës Universitare për hematologji, ministri i shëndetësisë në Maqedoni, Venço Filipqe ka bërë të ditur se po ndërrmeren disa masa të caktuara me qëllim parandalimin e migrimit të mjekëve në vendet e huaja.

Sipas analizës që prezantoi ministri për vitet e kaluara, gjegjësisht gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, mbi 2 mijë mjekë e kanë braktisur Maqedoninë.

“Fillimisht janë rritur mjetet të cilat i marrin për kujdestari gjatë natës. Ka rritje serioze të përqindjes së mjeteve që mjekët dhe motrat medicinale i marrin në fund të muajit. Kjo është pa u rritur pagat të cilat planifikohen në shtator. Domethënë do të ketë edhe një rritje të shumës që do të marrin punëtorët shëndetësorë në të gjitha institucionet publike shëndetësore”, deklaroi Filipqe. /tesheshi.com/

Related posts