Komuna e Prishtinës do të ndajë 537 mijë euro subvencione për bujqit dhe blegtorët

Komuna e Prishtinës ka vendosur që të përkrahë bujqit dhe blegtorët. Zyra për informim e kësaj komune ka njoftuar se buxheti i vitit 2015 është planifikuar të jetë 355 mijë euro më i lartë se sa ai i vitit paraprak, rreth 1 milion e 30 mijë euro.

Ky vendim për bujqësinë dhe blegtorinë në Komunën e Prishtinës do të transferohet edhe gjatë viteve të ardhshme. Sa i përket buxhetit të paraparë për subvencione dhe transfere, fokusi i Komunës së Prishtinës do të jetë kryesisht në bujqësi dhe blegtori. Për perimtari janë planifikuar që të ndahen subvencione në vlerë prej 150.000.00 €, blegtoria do të subvencionohet në vlerë prej 187.000.00€, pemëtaria 80.000.00€, shpeztaria 70.000.00€ dhe bletaria 50.000.00€. Gjithsej, janë planifikuar 537.000.00 euro projekte dhe subvencione.

Përkrahja në lëmin e perimtarisë konsiston në përkrahjen e fermerëve me gjithsej 15 serra komerciale me sipërfaqe të përgjithshme prej 7500m2 ,me ç’rast secili fermer do jetë përfitues i një serre me sipërfaqe .prej 500m2. Përkrahja nga ana e Komunës së Prishtinës, sektori për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural, do të jetë në vlerë prej 7,000.00€, ndërkaq participimi i fermerëve do të jetë 3,000.00€,me një vlerë të përgjithshme prej 10,000.00€.

Për mbjelljen e patateve do përkrahen fermerët të cilët mbjellin prej 1 deri në 5 hektarë, ku vlera e përgjithshme e përkrahjes do jetë 40.000,00€

Përkrahja në blegtori konsiston në përkrahjen fermerëve që kanë 3 deri në 10 krerë gjedhe qumështore, 20-150 krerë dele dhe 20-150 krerë dhi. Për këtë qëllim do ndahen gjithsej 300,000.00€

Po ashtu, për vaksinimin e vaksinimi e gjedheve dhe qenve, si dhe për mbarësimin artificial i gjedheve, planifikohet të ndahen gjithsej 37,000.00€

Fermerët do të përkrahen me fidanë të mjedrës, në vlerë prej 80,000.00€

Fermat komerciale për prodhimin e vezëve që kanë kapacitete prodhuese prej 2000-7000 copë vezë, do të përkrahen në vlerë prej 70,000.00€ për sigurimin e ushqimit të koncentruar për pula vojse, në vlerë 70,000.00€

Për ngritjen e kapaciteteve prodhuese të mjaltit për bletarët që kanë 10-30 shoqëri bletësh, do të përkrahen në vlerë prej 50,000.00€.

“I njoftojmë të gjithë të interesuarit se faza e aplikimit për përkrahje në lëminë e perimtarisë, pemëtarisë, blegtorisë, shpezëtarisë dhe bletarisë do të fillojë së shpejti, ndërsa përkrahja për lëmitë e të tjera do të bëhet më vonë, ndërsa për të gjitha këto informata do të njoftoheni me kohë. I tërë ky investim bëhet me qëllimin që të ngrihen kapacitetet e bujqësisë dhe blegtorisë në Komunën e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts