Maska me majdanoz që ju ndihmon kundër fryrjeve të syve

Me siguri  të gjithë do të donit një ilaç të thjeshtë dhe efektiv për zgjidhjen e problemit të fryrjes së qepallave.

Përbërësit:

  • 3 degë majdanozi
  • Gjysmë filxhani me ujë (125 ml)

Mjetet:

  • 2 topa pambuku
  • 1 filxhan

Përgatitja:

  • Është e lehtë për t’u përgatitur. Gjëja e parë që duhet të bëni është të ngrohni pak ujë dhe më pas shtoni degët e majdanozit. E lini në vlim për 10 minuta dhe më pas e lini të pushojë për 15 minuta.
  • Kur ky lëng të jetë i vakët, lyeni një top pambuku.
  • Aplikojeni atë te sytë, në qarqet e errëta dhe mbi qepalla. Kur keni qepalla të fryra, zakonisht grumbullohen lëngje edhe nën sy. Për këtë arsye, topat e pambukut të lyera me këtë ilaç i lini në këtë zonë për 15 minuta.
  • Kini kujdes që lëngu të mos futet në sy. Qëllimi i gjithë kësaj është për të trajtuar indet që i rrethojnë ata. Pra, mos harroni të mbyllni sytë tuaj dhe vendosni topa pambuku të pastër sipër tyre.
  • Pas kësaj, i shpëlani me ujë të freskët./tesheshi.com/

Related posts